×
  • Sport
  • Sport

    UEFA i dedikon reportazh special Kosovës: “Euro 2020, ne po vijmë”

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 15:52

    UEFA i ka kushtuar një reportazh special Kombëtarës së Kosovës për suksesin e arritur në Ligën e Kombeve.

    Në prag të fillimit të ciklit të ri kualifikues për “Euro 2020”, UEFA i ka kushtuar këtë reportazh me moton “UEFA Euro 2020, ne po vijmë”, shkruan Reporteri.net

    Në këtë video protagonistë janë Fatos Berisha, regjisor filmi dhe tifoz, pastaj lojtarët e Kombëtares si; Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli dhe përzgjedhësi i Kombëtares Bernard Challandes.

    Kosova luan ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020” të hënën ndaj Bullgarisë, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!