×
  • Sport
  • Sport

    Valverde: Messi nuk po mundet ta harroj eliminimin nga Liverpooli

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 10:49

    Ernesto Valverde ka konfirmuar se eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve ka lënë një shije të keqe te Lionel Messi.


    Kjo deklaratë vije pas fitore 2-0 ndaj Getafes dje, ku Arturo Vidal shënoi fillimisht e më pas Mauro Arambarri realizoi në portën e gabuar për fitoren e Barcës.

    Trajneri i Barcelonës e ka pranuar se kapitullimi 4-0 i skuadrës së tij ndaj Liverpool, që rezultoi me eliminim, ka ndikuar keq te lojtarët e tij.

    “Për ne, një fitore ishte e domosdoshme për të hequr qafe fantazmat në kokat tona”, u tha Valverde gazetarëve pas fitores ndaj Getafe.

    “Gjithkush do të pajtohet, edhe pse në fillim është e vështirë. Ne kemi finalen e Copa del Rey në mendje tani’’.

    ‘’Messi është duke bërë përpjekje për të kapërcyer shijen e keqe. Të gjithë kishim shpresa të mëdha që të jemi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ne duhet të ecim përpara’’, potencoi Valverde.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!