Federico Valverde ka reaguar publikisht pas raportimeve për një përleshje të mundshme me bashkëlojtarin e tij te Real Madrid, Aurélien Tchouaméni, duke mohuar kategorikisht se ka pasur dhunë fizike mes tyre.
Mesfushori uruguaian, i cili pësoi një të çarë në fytyrë dhe iu desh të qepte plagën, ka sqaruar se lëndimi ka ndodhur aksidentalisht gjatë një momenti tensioni në stërvitje.
“Dje kam pasur një incident me një bashkëlojtar në stërvitje, ku lodhja nga garat dhe inati e bëjnë çdo gjë më të madhe se që është. Është normale që në dhomat e zhveshjes këto gjëra të ndodhin dhe ato zgjidhen mes nesh pa u bërë publike”, ka shkruar Valverde.
Ai tha se gjatë një diskutimi kishte goditur aksidentalisht tavolinën, duke i shkaktuar vetes të çarë në ballë.
“Gjatë një diskutimi, unë aksidentalisht e kam goditur një tavolinë dhe i kam shkaktuar vetes një të çarë në ballë. Në asnjë pikë bashkëlojtari nuk më ka goditur dhe nuk e kam goditur”, theksoi ai.
Valverde kritikoi edhe mënyrën se si është raportuar rasti, duke thënë se situata është ekzagjeruar për shkak të vëmendjes që merr gjithmonë Real Madridi.
“E kuptoj që për ju do të ishte më e lehtë të besohet se ne jemi rrahur ose ishte e qëllimshme, por kjo nuk ka ndodhur”, shtoi ai.
Futbollisti pranoi se frustrimi nga sezoni i vështirë dhe mungesa e trofeve ka ndikuar emocionalisht te skuadra.
“Rezultati është akumulim i gjërave që përfundojnë me debat të pakuptimtë, që më dëmton imazhin dhe lë vend te njerëzit që të shpikin, shpifin dhe ta ekzagjerojnë debatin”, u shpreh Valverde.
Ai bëri të ditur se për shkak të vendimeve mjekësore do të mungojë në ndeshjen e ardhshme, duke thënë se kjo është gjëja që e dhemb më së shumti.
“Kjo më dhemb dhe më mërzit më së shumti nëpër këtë situatë, që do të më ndal të luaj në ndeshjen e ardhshme. Gjithmonë kam shkuar deri në fund dhe më dhemb më shumë se kujtdo tjetër që nuk do të mund ta bëj”, përfundoi mesfushori uruguaian.
Ai sqaroi se tensioni i krijuar ishte rezultat i lodhjes, frustrimit dhe presionit të madh që po kalon skuadra pas një sezoni pa trofe, ndërsa theksoi se incidenti është ekzagjeruar dhe po përdoret për të krijuar thashetheme e spekulime të panevojshme.
Real Madridi jep informata të frikshme: Fede Valverde ka pësuar traumë në tru
Në reagimin e tij, Valverde deklaroi:
“Dje pata një incident me një bashkëlojtar gjatë një seance stërvitore. Lodhja nga garat dhe frustrimi bënë që gjithçka të dukej më e madhe seç ishte në të vërtetë. Në një dhomë zhveshjeje normale, këto gjëra ndodhin dhe zakonisht zgjidhen brenda ekipit pa u bërë publike”.
Është e qartë se dikush po përhap thashetheme dhe, në një sezon pa tituj ku Real Madridi është gjithmonë nën vëzhgim, gjithçka po fryhet më shumë seç duhet.
Sot patëm një tjetër mosmarrëveshje. Gjatë debatit godita pa dashje një tavolinë, duke pësuar një prerje të vogël në ballë që kërkoi një vizitë rutinë në spital.
Në asnjë moment bashkëlojtari im nuk më goditi dhe as unë atë. E kuptoj që është më e lehtë të besohet se pati përleshje apo se gjithçka ishte e qëllimshme, por kjo nuk ndodhi.