×
  • Sport
  • Sport

    Van Dijk ngrit në qiell Shaqirin: Ishte nga një tjetër planet

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 18:29

    Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka përshëndetur të gjithë bashkëlojtarët që kontribuoan në fitoren e madhe ndaj Barcelonës mbrëmë.


    Me Mohamed Salah dhe Roberto Firmino që mungonin për shkak të lëndimeve, Divock Origi dhe Xherdan Shaqiri ishin dy lojtarët që zëvëndësuan dyshen e lartpërmendur.

    Origi shënoi dy gola, Wiljanldum po ashtu, ndërsa Shaqiri dha një asist, teksa mbrojtësi holandez ka vetëm fjalë të mëdha për ta.

    ‘’Mendoj se Divock ishte i pabesueshëm, kurse Shaq në një nivel tjetër’’, tha fillimisht ai.

    ‘’Të gjithë kanë përgatitjen mentale për t’u zëvendësuar. Natyrisht se të gjithë kanë cilësi të ndryshme, por ato duhet t’i tregoni dhe këtë e treguan sot”.

    ‘’Ne duhet të jemi krenar të gjithë sepse të gjithë ishim pjesë e kësaj përmbysje të madhe’’, potencoi Van Dijk për faqen zyrtare të Liverpool.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!