×
  • Sport
  • Sport

    Vdes ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 17:09

    Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku.


    Klubi Futbollistik Prishtina kujton se Dallku ka luajtur për Prishtinën në fundvitet e ‘70-ta dhe në fillim të viteve ’80, ndërsa thekson se ka qenë mbrojtës me nam i skuadrës më të madhe në vend, Prishtinës.

    “Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav. Hapave të babait me shumë sukses në karrierën e futbollit e kanë përcjell të dy djemtë, Armendi tani kapiten i Prishtinës, dhe Ardini futbollist i Vorskla Poltavës nga Ukraina”, thotë FC Prishtina.

    Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars në orët e pasdites në varrezat e Vushtrrisë.
    FC Prishtina i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Dallku.

    “Kujtimi për Sabitin do të jetë përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!