×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqit i rritet vlera, kaq milionë euro kushton tani

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 14:25

    Paraqitjet fantastike në këtë sezon kanë bërë që të rritet vlera e Vedat Muriqit. Futbollisti kosovar tash kushton 7 milionë euro.


    Sulmuesi kosovar arriti të shënonte gol edhe në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Galatasarayt.

    Dhe, me këtë rast përfaqësuesi kosovar arriti në kuotën e 15 golave dhe 7 asistimeve në 32 ndeshje këtë sezon në Superligën turke.

    25 vjeçari pëlqehet nga Fenerbahçe, por gjiganti turk duhet ta hapë mirë kasën nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin e Rizesporit.

    Sipas mediave turke, Muriqi, i cili ishte transferuar tek Rizespori për 900 mijë euro, tash vlen 7 milionë euro.

    Gjithnjë sipas këtyre mediave, krahas Fenerbahçes, interesim për Muriqin kanë shprehur edhe dy klube gjermane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!