Manuel Locatelli do të qëndrojë te Juventusi. Mesfushori italian ka hedhur firmën mbi kontratën e re, duke u bërë një nga shtyllat e projektit afatgjatë të klubit bardhezi.

Lojtari ka zgjatur bashkëpunimin me klubin torinez deri në vitin 2030. Nga ky rinovim, Locatelli do të përfitojë një pagë prej rreth 4 milionë eurosh në sezon plus bonuse, duke pasur një rritje nga kontrata e mëparshme prej 3 milionësh që skadonte në vitin 2028.

Takimi zyrtar u zhvillua gjatë paradites mes drejtuesve të Juventusit, agjentëve të lojtarit dhe avokatit Cesare Di Cintio.

Reklamë

Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga klubi bardhezi, ku Locatelli zbarkoi në gusht të vitit 2021 nga Sassuolo për shifrën e 37.5 milionë eurove.