×
  • Sport
  • Sport

    Werderi i kushton dedikim special Rashicës: ”Krenaria e Kosovës”

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 11:10

    Werder Bremen ka bërë një dedikim special për Milot Rashicën, me një video që zgjat rreth 12 minuta.


    Në videon e titulluar “Milot Rashica – Krenaria e Kosovës”, është një përmbledhje e performancave më të mira të Rashicës, derisa për të flasin bashkëlojtarët e tij, trajneri e tifozët e Werder Bremenit.

    Pjesëmarrës në video janë edhe disa tifozë shqiptarë të cilën tregojnë sa inspirohen çdo ditë nga ylli kosovar.

    Milot Rashica është në formën më jubilare në karrierë. Në 19 paraqitje me Werderin këtë sezon në Bundesligë, ai ka realizuar tetë gola, të gjitha në vitin 2019.

    Në tre paraqitje në Kupën e Gjermanisë, 22-vjeçari ka shënuar dy gola, njëri prej tyre ai i shënuar këtë mesjavë ndaj Schalkes… një kryevepër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!