Xabi Alonso thotë se e ka gati planin për sulmin e ri të Chelseas.

Në konferencën e parë si trajner në Sydney, spanjolli e quajti Morgan Rogers “një super transferim”.

Morgan Rogers, i marrë nga Aston Villa për 117 milionë paundë, rekord për një lojtar britanik, pritet të jetë çelësi i projektit të ri pas sezonit të dobët të Chelseas.

Reklamë

Fokusi i Xabi Alonsot është lidhja Morgan Rogers – Cole Palmer. Të dy janë miq të ngushtë dhe kanë stil të ngjashëm loje.

“Kam një plan. Kam një ide. I shoh duke u lidhur shumë mirë,” tha Alonso.

Plani i tij është balanca. Ai dëshiron të kombinojë lojtarët stabilë me ata me më shumë liri si Rogers, Palmer, Pedro Neto, Estevao Willian dhe Geovany Quenda.

E vlerëson shumë fleksibilitetin e Rogers, që mund të luajë si numër 10, në krahun e djathtë, por më së shumti nga e majta.

Sipas Alonsos, nëse krijohen lidhjet e vogla mes tyre në fushë, Chelsea do të jetë shumë më kompetitiv me top dhe pa top.

Reklamë