×
  • Sport
  • Show Time
  • Show Time

    Xhaka publikon për herë të parë një fotografi me vajzën e tij

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 10:41

    Granit Xhaka është bërë për herë të parë baba dhe tani ka publikuar për herë të parë një foto me vajzën e tij.


    Ka ardhur në jetë fëmija i futbollistit të Arsenal dhe kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

    Bashkëshortja e tij, Leonita, ka lindur vajzën e tyre, çifti duke u bërë kështu prindër për herë të parë.

    Xhaka tani ka publikuar edhe fotografinë e parë duke e mbajtur vajzën e tij në krah, dhe ka shkaur emrin e saj: “Ayana”, duke ia bashkangjitur emojin e zemrës.

    Graniti dhe Leonita njihen si një nga çiftet që shumë shpesh e shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në çdo rast që munden, ndërsa tani me lindjen e vajzës postimet sigurisht se do të shpeshtohen.

    Së fundi Xhaka është përzgjedhur edhe si kapiten permanent i klubit anglez në të cilin ai luan tash e sa vite, Arsenal.

     

    View this post on Instagram

     

    AYANA❤️ @leonita.x

    A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!