Futbollisti i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Çekisë për shkak të shqetësimeve në gjurin e djathtë.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll “Mundo”, Yamal po përballet me probleme në gjurin e djathtë dhe nuk pritet të jetë në dispozicion për përballjen ndaj Çekisë.

Megjithatë, 18-vjeçari pritet t’i bashkohet sërish kombëtares spanjolle para ndeshjes kundër Anglisë, me shpresën se deri atëherë do të rikuperohet nga shqetësimet fizike.

Reklamë

Mungesa e Yamalit do të ishte një mungesë e rëndësishme për Spanjën, e cila shpreson ta ketë në dispozicion yllin e saj për ndeshjet e ardhshme.