×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Yamal po bëhet baba për herë të parë?

    Reporteri
    01 Gusht 2026 | 20:58

    Influencuesja Ines Garcia, njëherësh edhe e dashura e futbollistiti Lamine Yamal, shkaktoi një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale pasi ripostoi një video në TikTok që i bëri shumë njerëz të mendonin se ajo dhe futbollisti Lamine Yamal janë në pritje të një fëmije, raporton Marca.

    E gjitha filloi kur Garcia ripostoi një video që tregonte gra shtatzëna, me një mesazh emocional rreth asaj se si është të mbash “një zemër që rreh falë tëndes”.

    Edhe pse ishte vetëm një ripostim, shumë ndjekës menjëherë filluan të spekulonin se influencuesja donte të linte të kuptohej për shtatzëninë e saj në këtë mënyrë.

    Këto spekulime vijnë në një kohë kur jeta personale e futbollistit spanjoll po tërheq më shumë vëmendje se kurrë. Gjatë Kupës së Botës 2026, Yamal u shfaq si një nga yjet më të mëdhenj të Spanjës, duke ndihmuar kombëtaren e tij të fitonte turneun dhe të siguronte titullin e dytë të Kupës së Botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!