×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Ajaxit e pret iftarin në fushë, edhe pse agjërueshëm shkëlqeu në pjesën e parë

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 21:57

    Agjërimi është për momentin tema më e përfolur në botën sportive për arsye se shumë futbollistë jane duke agjëruar.


    Noussair Mazraoui, mbrojtësi i djatht i Ajaxit, është njëri ndër futbollistët e shumtë i cili është duke agjëruar, shkruan Reporteri.net

    Ai është kapur nga kamerat gjatë ndeshjes Ajax – Tottenham Hotspur duke bërë iftarë dikund rreth minutës së 22-të.

    Duhet përmendur që mbrëmë ishte edhe Xherdan Shaqiri ai i cili kishte filluar ndeshjen duke agjëruar dhe kishte bërë iftarë në mes të pjesëve.

    Kujtojmë që pjesa e parë u përmbyll me rezultat 2-0 në favor të të rinjëve të Ajaxit të cilët me shumë gjasa do të jenë ata që do t’iu bashkangjiten Liverpoolit në finalen e Madridit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!