×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i NBA thotë se do të trajtohet nga një psikolog për një arsye të çuditshme

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 17:07

    Dwayne Wade do të luaj tri ndeshjet e fundit të karrierës nëse Miami Heat nuk arrinë në play-off. Megjithatë ai e di se çka do të bëjë në ditët e para pas pensionimit.


    Legjenda e Miami Heat, Dwayne Wade ka paralajmëruar herët se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në karrierë dhe se pas këtij sezoni do t’i varte këpucët, shkruan Reporteri.net

    Por ai ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit lidhur me pensionimin e tij i cili ka thënë se do të jetë mjaft vështirë.

    “Unë do të jem në terapi. Seriozisht. Unë e kam menduar këtë, do të jetë një ndryshim i madh. Unë i kam treguar gruas sime, më duhet të bëjë terapi” ka thënë Wade.

    “Unë kam qenë gjithmonë kundër dikujt që nuk më njeh të më tregojë mua se si të jetoj jetën time ose për të më dhënë mua instruksione”, tha Wade. “Por më duhet dikush të flas rreth tij (Basketbollit). Sepse është një ndryshim i madh. Edhe pse kam një jetë të gjatë përpara” ka thënë Wade i mërzitur që tani numëron tri ndeshjet e fundit të një karriere mbreslënëse./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!