×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Tottenhamit tregon pse e la Kosovën për Shqipërinë

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 8:19

    Shqipëria U-16 është duke u përgatitur në “Tropikal”, sa i përket turneut “UEFA Development” që do të zhvillohet në Slloveni.

    Te kuqezinjtë është grumbulluar edhe lojtari i të rinjëve të Tottenhamit, Albert Raqi.

    Më parë ky futbollist me prajardhje nga Prishtina, ka qënë pjesë e grupmoshave të Kosovës.

    “Shqipëria.ch” mëson se për këtë ndërrim të zgjedhjes, ka vendosur vetë dëshira e lojtarit dhe e familjes së tij.

    “E kam filluar futbollin në moshën 4 vjeçare. Jam shumë i lumtur që jam në Kombëtaren e Shqipërisë dhe po ja kaloj shumë mirë me shokët e rinj këtu në skuadër. Unë kam dëshirë të eci në gjurmët e Ronaldinhos dhe Granit Xhakës”, ka thënë Raqi për “FSHF TV”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!