Eden Hazard dhe sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aybameyang kishin shkëmbyer disa fjalë në tunel të stadiumint përpara se Chelsea t’i mposhtte ata dhe ta rrëmbejnë trofeun.
Belgu pritet të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit në orët e ardhshme, ndërsa fjalët që ai ia kishte thënë sulmuesit nga Gaboni e konfirmojnë largimin e tij, shkruan Reporteri.net
Siç raportohet, Hazard i kishte thënë sulmuesit të ‘Gunnersave’ se ai kishte dhënë gjithçka për klubin.
“Kam japur jetën time, këmbët e mia, vithet e mia, gjithçka”, raportohet t’i ketë thënë belgu ish-sulmuesit të Dortmundit.
Ai edhe pas ndeshjes e kishte konfirmuar se ajo ishte ndeshja e fundit me fanellën e Chelseas, pasi do të largohet nga ‘Stamford Bridge’ për një avneturë të re.
Tani Hazard është vetëm disa orë larg konfirmimit si lojtar i ri i klubit mbretëror./Reporteri.net/
