×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen fjalët që Ronaldo ia tha Florenzit gjatë përplasjes së tyre

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 12:48

    Janë zbuluar fjalët e Cristiano Ronaldos gjatë përplasjes me Alessandro Florenzin në duelin Roma – Juventus.


    Cristiano Ronaldo dhe Alessandro Florenzi patën një përplasje verbale gjatë ndeshjes Roma – Juventus, të dielën mbrëma në Stadio Olimpico.

    Mediat italiane kanë zbuluar fjalët me të cilat sulmuesi i Juventusit u tall me kapitenin e Romës.

    “Je shumë i shkurtër, mos fol”, i tha Ronaldo.

    Mirëpo, Florenzi – realizator i një goli në fitoren 2:0 ndaj Bianconerëve – u përgjigj pas ndeshjes.

    “Ronaldo është futbollist me vlera të Topit të Artë dhe mendon se mund të thotë gjithçka”, u shpreh italiani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!