×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen formacionet: Liverpool – Barça, ja vendimi për Shaqirin!

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 10:10

    Sot në orën 21:00 Liverpool pret në “Anfield” skuadrën e Barcelonës në ndeshjen vendimtare ku do të përcaktohet finalistja e parë e këtij sezoni në Champions League.


    Skuadra e Jurgen Klopp ka një “mision të pamundur” pasi duhet të shënojë 3 gola ndaj Barcelonës së Leo Messit, por këtë duhet ta bëjë pa tre lojtarë të rëndësishëm në formacionin, Keita, Firmino dhe Mohamed Salah, të gjithë të dëmtuar.

    Strategu gjerman është i detyruar të ndryshojë formacionin ku në sulm pritet të hidhet treshen: Mane, Shaqiri dhe në qendër Origi.

    Pas raportimeve për probleme fizike, duket sikur Van Dijk ia ka dalë për të nisur sfidën si titullar.

    Mungesa e vetme për Barcelonën është Dembele i dëmtuar. E përditshmja “Sport” ka zbuluar formacionet e super ndeshjes ku ajo që bie në sy është aktivizimi si titullar i Xhardan Shaqirit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!