×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet çfarë i tha Pique Costas pas kartonit të kuq

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 11:07

    Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, u përpoq ta qetësojë dhe ta largojë nga fusha Diego Costan, pasi sulmuesi i Atletico Madridit u ndëshkua me karton të kuq në Camp Nou.


    Diego Costa u përjashtua pas gjysmë ore lojë në humbjen e Atletico Madridit 2:0 ndaj Barcelonës të shtunën në Camp Nou.

    Sipas gjyqtarit Costa u përjashtua për shkak të ofendimeve që i bëri ndaj tij duke mos u pajtuar në një vendim të mëhershëm.

    “Ta dh**s atë nënë k**vë, ta dh**s atë nënë k**vë”, i ka thënë Costa gjyqtarit, sipas raportit të Gil Manzano.

    Gil Manzano shpjegon më tej në raportin e tij se protestat e Costas nuk ishin ndalur as pas kartonit të kuq.

    “Pasi u përjashtua, sa ishte akoma në fushë, ai më kapi për dore në mënyrë që të mos më lejonte t’i ndëshkoja bashkëlojtarët e tij me numër 2 dhe 24 respektivisht”, thuhet në raportin e gjyqtarit.

    Më vonë, Costa e quajti gjyqtarin “bir k**ve”, para se Gerard Pique t’i mbyllte gojën me dorë dhe ta largonte nga fusha duke i thënë “mos fol më! Cfarë dëshiron, pezullim me katër ndeshje?”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!