×
  • Sport
  • Sport

    Zeneli luan lojëra kompjuterike, Vojvoda: “Ruju Arbër se 10 sekonda me të humbë koncentrimi…”

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 17:03

    Atmosferë e mrekullueshme po mbizotëron te Kosova para ndeshjes të hënën me Bullgarinë.

    Për herë të parë pas një kohe të gjatë, futbollistët e Kosovës kanë pasur fatin që dy ndeshje me radhë t’i zhvillojnë në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

    E para u zhvillua të enjten, ku Kosova barazoi 2-2 me Danimarkën, kurse radhën e ka sfida me Bullgarinë, me 25 mars (të hënën), e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

    Për shkak se të dy ndeshjet “Dardanët” i kanë pasur në Prishtinë, ata kanë qenë më të lirë se herëve tjera. Kohën e lirë, futbollistët tanë e kanë kaluar edhe duke luajtur lojëra kompjuterike.

    Vojvoda, ditë më parë, pas barazimti me Danimarkën, duke shpjeguar se si erdhi goli i mysafirëve në minutën e 91’, i bëri të gjithë të qeshin, duke thënë “10 sekonda me të humb koncentrimi, e han përmas”.

    Kjo tashmë është shndërruar në një shaka dhe në një video të publikuar nga Mërgim Vojvoda, ku shihet Arbër Zeneli duke luajtur lojëra kompjuterike, ai i thotë: “Ruju Arbër se 10 sekonda me të humb koncentrimi….!”, e më pas nisin të gjithë të qeshin në dhomën e hotelit ku janë të grumbulluar futbollistët tanë.

    Vojvoda ka bërë paraqitje fantastike kundër Danimarkës, duke dhuruar spektakël me topin në fushë.

    Ai premton një tjetër ndeshje të mirë për të ndihmuar Kosovën që të marrë rezultat pozitiv të hënën kundër Bullgarisë dhe për t’i nisur eliminatoret për Euro 2020 me këmbë të mbarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!