×
  • Sport
  • Sport

    Zeqiri bëhet shqiptarja e parë që kryen tregarëshin e njohur si Ironman

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 23:51

    Rita Zeqiri ka arritur të bëhet shqiptarja e parë që ka kryer tregarëshin e njohur si Ironman.


    Ish-notarja Zeqiri arriti të kompletojë garën e njohur në tri disiplina për të përmbushur misionin që e kishte caktuar kohë më parë.

    Në Aix-en-Provence të Francës, në mesin e 2300 sportistëve nga 50 shtete, ajo arriti me sukses të përfundojë garën e njohur të quajtur “Ironman 70.3 Pays d’Aix”.

    23-vjeçarja arriti me sukses t’i kalojë 1.9 kilometra me not, 90 kilometra me çiklizëm e 21 kilometra vrapim. Zeqiri arriti që të gjithë garën ta përfundonte për 6 orë e 42 minuta e 49 sekonda për të përfunduar në pozitën e 167 në kategorinë e femrave, ndërsa e 1565-a në total nga më shumë se 2300 garues, transmeton Koha.net.

    Në anën tjetër, Kosovën e përfaqësoi edhe Sami Morina që arriti të dalë i 200-i nga të gjithë garuesit, duke përfunduar garën për 4 orë e 54 minuta e 13 sekonda.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!