Baseli e ka publikuar formacionin e parë të skuadrës për ndeshjen kundër Luzernit.


Në këtë ndeshje janë titullar tre lojtarë me prejardhje shqiptare, mirëpo për Edon Zhegrovën s’ka vend as në bankën rezervë.

U largua nga Genku pasi nuk arriti të zë vend në formacion të parë, mirëpo e njëjta histori po e ndjek Edon Zhegrovën edhe në Basel.

Reklamë

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova nuk ka arritur ta fitojë një vend as në bankën rezervë për ndeshjen e Super Ligës së Zvicrës kundër Luzernit, ku do të jenë titullar Albian Ajeti, Taulant Xhaka dhe Idriz Voca.