Edon Zhegrova, Aro Muriq dhe Florent Muslija bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, kanë surprizuar fëmijët në SOS Fshatin e Fëmijëve në Kosovë.
Në njoftimin e SOS Fshatit ku janë publikuar disa fotografi me plot dashuri, thuhet se ata bashkë me lojtarët kanë dhuruar katër mijë euro për fëmijët.
“Fshati gumëzhinte nga zhurma e fëmijëve që vrapuan për të përqafuar yjet e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për të biseduar me ta”, thuhet ndër të tjera në postim.
Prezent ishte edhe selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.