×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova shokut të skuadrës: “Boll bre, mos fol palidhje”

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 15:23

    Kombëtarja e Kosovës dominoi ndeshjen kundër Bullgarisë, por ishte e pafat dhe shpërdoroi shumë raste që në fund i kushtuan me barazim.


    Arbër Zeneli shënoi gol të mrekullueshëm për Kosovën në minutën e 62-të.

    Pas golit të Zenelit, Kosova ishte në kërim të golit të dytë, të cilin nuk e arriti edhe pse rastet ekzistuan.

    Një moment aspak i këndshëm ndodhi në minutën e 90-të ku Edon Zhegrova, futbollisti më i kritikuar për ndeshjen me Danimarkën përdor fjalë jo të duhura për shokun e skuadrës, Besar Halimin.

    Në minutën e 90-të Rashica kishte një rast të mirë, por topi u kthye te Zhegrova, që kërkoi të godiste vetë nga jashtë zone, dhe jo të shërbente bashkëlojtarët e tij.

    Diçka e tillë e irritoi Besar Halimin, i cili iu drejtua duke i bërtitur se pse nuk pasoi te ai, kurse Zhegrova njëherë duket se i kërkoi falje, teksa më pas thotë: “Boll bre, boll mos fol palidhje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!