Portieri legjendar, Gianluigi Buffon ka ndarë rrugët me klubin ku qëndroi vetëm një vit, Paris Saint-Germain.
Ish-portieri i Juventusit u transferua verën e kaluar në klubin parisien duke arritur ta fitojë Ligue 1 të Francës, shkruan Reporteri.net
Ai ka njoftuar largimin nga klubi me anë të një letre që e ka shkruar në gjuhën franceze.
Buffon ka falënderuar të gjithë parisienët që e mirëpritën atë dhe ka thënë se për të Parisi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
Klubi i kishte ofruar rinovim edhe për një vit tjetër por Buffon e kishte refuzuar ofertën duke shikuar për mundësi të reja./Reporteri.net/
