×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Këta janë futbollistët që do të mungojnë në sfidën decizive Liverpool – Barcelona

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 12:56

    Barcelona dhe Liverpooli do të ndeshën në ‘Anfield’ në përballjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, me lojtarë të rëndësishëm që mungojnë.


    Skuadra nga Premierliga është më e prekur nga lëndimet me Naby Keitan, Roberto Firminon që janë jasht kësaj sfide dhe me Mo Salah që është në dyshim, anipse Jurgen Klopp është optimist, shkruan Reporteri.net

    Ernesto Valverde ndërkohë, do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa francezin Ousmane Dembele, i cili mund të mungojë edhe për finalen e Kupës së Mbretit më 25 maj.

    Francezi kaloi nëpër disa teste mjeksore të dielen pas lëndimit që e pësoi në përballje ndaj Celta Vigos, por klubi nuk ka japur indikacione se sa gjatë do të mungoj ai.

    Edhe ashtu nuk pritej që Dembele të startonte në ‘Anfield’ por do të kishte qenë pjesë e rëndësishme e ekipit, me aftësitë e tij që të shkaktoj probleme me shpejtësinë dhe syrin e tij për gol.

    Klopp e di se nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Keitas pas lëndimit që ai e pësoi në ‘Camp Nou’ dhe parashihet që ai të mungoj deri në 4 muaj, ndërsa Firmino do të mungoj për shkak të një problemi me muskuj.

    Gjermani shpreson të llogaris në shërbimet e Salah, anipse egjiptiani u largua nga fusha ndër lot për shkak të lëndimit që e pësoi.


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!