Toni Kroos ka vendosur sot për të ardhmen e tij sa i përket qëndrimit apo jo në Santiago Bernabeu.


Mesfushori gjerman sot ka rinovuar kontratën me klubin e Real Madridit deri në vitin 2023, shkruan Reporteri.net

Gjermani pritet të mbajë sot një konferencë në ora 13:00 pasi të firmosë kontratën e re.

Reklamë

Kohëve të fundit ishin shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij në drejtim të klubit italian Juventus, por nënshkrimi i kontratës i hedh në plehra këto spekulime.

Kujtojmë që Kroos ka fituar çdo titull të mundshëm me skuadrën e Real Madridit./Reporteri.net/