×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 11:20

    Federata e Futbollit të Shqipërisë ka zyrtarizuar sot emërimin e trajnerit të ri.


    Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë e cila tash e disa javë kishte mbetur pa trajner pas shkarkimit të Panuccit, shkruan Reporteri.net

    Italiani 73-vjeçar me prejardhje sllovene, ka qenë trajner i skuadrave të njohura italine si; Napoli, Atalanta, Lazion e Torino.

    Ai udhëheqi Napolin nga viti 2005 deri në vitin 2009 dhe arriti t’i ngritë ata nga Serie B në Serien A.

    Prezantimi i tij do të bëhet ditën e martë në zyret e Federatës së Futbollit të Shqipërisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!