×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Legjenda e United akuzohet për vënie të 140 basteve

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 18:38

    Paul Scholes është akuzuar për nga Federata e Futbollit të Anglisë për vënie të 140 basteve në futboll për një periudhë 4 vjeçare.


    Legjenda e Manchester United ka thyer rregullat e lojërave të fatit kur ai ishte drejtor në Salford City, shkruan Reporteri.net

    Bastet nuk kanë të bëjnë me skuadrën e Salfordit. 44-vjeçari nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me akuzat e Federatës të martën.

    Në njoftimin e Federatës së Anglisë thuhet se ai ka thyer rregullat e lojërave të fatit.

    “Është e qartë që ai ka vënë 140 baste në lojërat e futbollit, në kundërshtim me rregullën E8 të FA, ndërmjet 17 gushtit 2015 deri më 12 janar 2019”.

    “Ai ka kohë deri më 26 prill 2019 të përgjigjet për akuzat”, thuhet në njoftimin e Federatës së Anglisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!