×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Zbulohet vendi dhe data kur do të zhvillohet ndeshja Kosovë – Gjibraltar

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 17:25

    Kosova do ta zhvilloj ndeshjen e dytë miqësore në vitin 2019 kundër Kombëtares modeste të Gjibraltarit.


    Sot UEFA ka zyrtarizuar lajmin për zhvillimin e kësaj ndeshjeje e cila pritet të luhet në Prishtinë më datën 11 tetor, shkruan Reporteri.net

    Kosova do ta zhvilloj këtë ndeshje vetëm 3 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Malit të Zi, por lajmi i mirë është se Kosova nuk do të ketë nevojë fare të udhëtoj jashtë vendit pasi të dy ndeshjet do të luhen në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar vetëm një ndeshje kualifikuese deri më tani, atë kundër Bullgarisë të cilët “Dardanët” barazuan me rezultat 1:1. Kosova poashtu ka luajtur një ndeshje miqësore me Danimarkën të cilën poashtu barazuan me rezultat 2:2.

    Kujtojmë që Kosova gjendet në grup me Anglinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Çekinë./Repoteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!