Në 27 janar 2022 Belinda Balluku i dërgon një mesazh kreut të ARRSH, Evis Berberi, ku thotë se do të ketë një takim me deputetin demokrat, sipas disa publikmeve nga gazeta Panorama.

Takimi mes Agalliut dhe Berberit, sipas asaj që sqaron Balluku do të jetë për dy toka në Vlorë. Ministrja i kërkon Berberit që ndaj tij të mbajë një qëndrim të dashur pasi siç e cilëson ajo “ është djalë qytetar”.

“Do të marrë për një takim Arbër Agalliu, deputeti i PD qe ka nja dy pyetje për dy toka qe ka ne Vlore një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shume i dashur, shume i mirë se është djalë qytetar”, i shkruan Balluku, Evis Berberit.

Reklamë

Duket se Belinda Balluku ka kontaktuar direkt me deputetin e Partisë Demokratike, pasi Agalliu i thotë Berberit, se kontaktin ia ka dhënë ministrja.

Pjesë nga dosja hetimore:

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu si më poshtë:

Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do të të marrë për një takim Arber Agalliu, deputeti i PD që ka nja dy pyetje për dy toka që ka në Vlorë një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës Qëndrimi shume i dashur, shume i mirë se është djalë qytetar”.

Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjetër e kemi patriot”.

Reklamë

Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca i bejmë, të marrë lejën e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi”.

Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok ne japim mendim pasi ka marrë leje”.

Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj të jesh mirë. Belinda ma dha nr tënd. Kur të kesh mundesi do doja të flisnim pak. Flm.”.

Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirëmbrëma, nesër në mgjs”.

Reklamë

Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.

Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Unë për pak jam aty. Jam në trafik posht diges.”.

Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”.

Reklamë