Pas më shumë se një ore e gjysmë, Lulzim Basha ka dalë nga SPAK.

“Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje, informacionin merreni te SPAK.

“Konferencën për shtyp njëherë tjetër”, deklaroi Basha.

Reklamë

Mediat shqiptare kanç raportuar se Basha është ftuar për të dhënë shpjegime si person në dijeni lidhur me demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011, gjatë së cilës u vranë.

Basha ka qenë ministër i Brendshëm në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, e cila nuk u zbardh asnjëherë plotësisht. SPAK vendosi fillimisht të mos fillojë procedimin penal mbi bazën e kallëzimit të të vejës së Aleks Nikës. Por Gjykata e Lartë, pasi shqyrtoi çështjen, vendosi ta urdhërojë Prokurorinë e Posaçme të hetojë rastin. Strasburgu ndërkohë e ka konsideruar 21 janarin si krim shtetëror.

Para godinës së Kryeministrisë u vranë Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Për vrasjen e Myrtajt dhe Veizit janë dënuar me dënime të lehta ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardisti Agim Llupo.

Vrasjet e Nikës dhe Dedës vijojnë të mbeten pa autor. SPAK po heton rolin e zyrtarëve të lartë dhe se kush dha urdhrin të qëllohej mbi protestuesit më 21 janar.

 

Reklamë