Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e njohur si Insitut, në Tiranë.
I plagosur ka mbetur një 40 vjeçar, i cili është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital për mjekim.
Njoftimi i policisë shqiptare:
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.
Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.