Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të premte, 21 nëntor, brenda një lokali pranë një qendre tregtare në qytetin e Fierit.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë blinduar zonën, ndërsa vijojnë këqyrjen e perimetrit. Incidenti ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave brenda një lokali, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Fatmirësisht, përplasja nuk ka shkaktuar të plagosur.
“Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen ‘8 Shkurti’, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.