Tre persona janë plagosur me thikë në një lokal në fshatin Golem të Lushnjës rreth orës 22:30 të ditës së djeshme.
Të plagosur janë babë e bir, B.T dhe K.T., si dhe shtetasi D.M.
Sipas burimeve policore, të tre ishin duke pirë në një tavolinë dhe aty ka nisur një konflikt fizik që përfundoi në përleshje me thika.
Tre të plagosurit janë në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën.