Një shqiptar 26 vjeç u zhduk pasditen e së hënës.Policia po kërkon për gjetjen e tij në të gjithë zonën e Chios.


Zhdukja e 26-vjeçarit u raportua nga familja e tij në Drejtorinë e Policisë në mëngjesin e së martës kur filluan hetimet për vendndodhjen e tij.

Sipas autoriteteve greke, i zhdukuri quhet Lorenc Metaj.

Reklamë

Ai ka lindur më datë 1 qershor 1993. Mediat helene shkruajnë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin 22710 71222.