×
  • Lajme
  • Botë

    Trump konfirmon: Amerikanët e vranë djalin e Osama bin Laden

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 17:02

    Djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion kundër terrorizmit të SHBA-së, ka konfirmuar Presidenti Donald Trump.


    Një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë thoshte: “Hamza bin Ladin, anëtari i rangut të lartë të al-Kaidës dhe djali i Usama bin Ladin, u vra në një operacion kundër terrorizmit të Shteteve të Bashkuara në rajonin Afganistan/Pakistan”.

    “Humbja e Hamza bin Ladinit jo vetëm që e privon al-Kaidën nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon aktivitete të rëndësishme operative të grupit.

    “Hamza bin Ladin ishte përgjegjës për planifikimin dhe trajtimin e grupeve të ndryshme terroriste.”

    “New York Times” raportoi se kishte folur me dy zyrtarë që konfirmuan vdekjen e tij dhe thanë që SHBA kishin luajtur një rol në operacionin “por nuk ishte e qartë se si”, por në atë kohë Presidenti Trump nuk pranoi të komentojë.

    Hamza besohet të jetë rreth 30 vjeç dhe është i 15-ti i 56 fëmijëve të Osama bin Ladenit. Ish-drejtuesi i al-Kaidës, Osama u vra në një bastisje të forcave speciale amerikane në 2011.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!