Katër marinarë janë shpëtuar në Paqësorin Jugor pasi një balenë goditi jahtin e tyre dhe e fundosi atë.
Ekuipazhi kaloi orë të tëra në një gomone shpëtimi përpara se të gjendeshin nga një anije.
Jemma dhe Jeremy Cooper, Terry Hetherington dhe Martin Jaffre po lundronin në jahtin Tai Tam në një pjesë të largët të oqeanit, larg Ishullit Norfolk, kur u habitën nga një goditje e fuqishme që e rrëzoi anijen në det, raporton The Telegraph.
Jemma Cooper, një australiane, tha se forca e impaktit e rrëzoi nga timoni.
Kur shikoi në det, pa një tufë me balena orka.
ALERT: Sperm whale pod smashed into the side of a yacht and forced the sailors to abandon ship.
The crew of a 52-foot Tai Tam was sailing in the Pacific Ocean when a rarely seen pod of sperm whales thrashed through its side.
The hit tore a massive hole in the boat’s side, and the crew of 4 was stranded for more than 18 hours.
Jemma Cooper was driving the vessel at the time and said, “There was sort of a loud thud. The whole boat was pushed sideways… We looked out to our port side, and there were six to eight, a pod, of whales there. So then it became clear that that’s what it was.”
The crew was eventually rescued by a 470-foot container ship, the MV Sofrana Surville, and sustained no injuries.
— E X X ➠A L E R T S (@ExxAlerts) October 1, 2026
“Ne shikuam majtas dhe pamë një tufë me gjashtë deri në tetë balena. Atëherë u bë e qartë se çfarë kishte ndodhur”, tha ajo. Ajo shtoi se kafshët ishin aq të gjata sa vetë anija.
Jeremy Cooper ishte në gjumë poshtë kuvertës në kohën e përplasjes, por përplasja e zgjoi.
“Ishte menjëherë e qartë se situata ishte kritike,” deklaroi ai. “Të gjitha pajisjet e drejtimit në anën e djathtë ishin shkatërruar dhe një sasi e madhe uji po hynte në anije”.
Gjysmë ore më vonë, ekuipazhi aktivizoi sinjalin e ndihmës. Ndërsa prisnin ekipet e shpëtimit, ata po përpiqeshin të nxirrnin ujin nga jahti. “Ne bëmë një thirrje paralajmërimi”, shtoi Terry Hetherington nga Zelanda e Re.
Ndërsa një avion P-8A Poseidon i Forcave Ajrore të Zelandës së Re po i kërkonte, gjendja e jahtit u përkeqësua. Martin Jaffre, një zdrukthëtar nga Franca, zbuloi se balena kishte çarë trupin e jahtit në disa vende.
Timoni ishte shkatërruar gjithashtu.
Jaffre u përpoq ta ndalonte depërtimin e ujit. Ai u zhyt për të inspektuar trupin e anijes, ndërsa të tjerët e pompuan manualisht ujin që të mos përmbytej motori.
Rreth mesnatës, ata dolën nga jahti dhe e ulën gomonen e shpëtimit në detin e qetë nën hënën e plotë.
Ata prenë litarin që i lidhte me anijen nga frika se mos i tërhiqte poshtë ndërsa ajo fundosej.
Pas 18 orësh pasigurie, ata u shpëtuan nga anija kontejnerësh 143 metra e gjatë MV Sofrana Surville, e cila i arriti të nesërmen në mëngjes.