×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump: Evropa do të nxjerrë sasi të madhe nafte nga rezervat strategjike

    Reporteri
    02 Tetor 2026 | 16:54

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se vendet evropiane kanë rënë dakord të nxjerrin një sasi të madhe nafte nga rezervat e tyre strategjike, me synimin për të lehtësuar rritjen e çmimeve të karburantit.

    Deklarata e Trump vjen në një kohë kur tregjet e energjisë janë përballur me presion të shtuar për shkak të konfliktit SHBA-Izrael me Iranin dhe kufizimeve të krijuara në qarkullimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve kryesore të transportit të naftës dhe produkteve të saj në botë.

    Trump e bëri deklaratën përmes platformës së tij Truth Social, ndërsa më herët kishte paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të kufizonin eksportet e naftës drejt Evropës, nëse vendet evropiane nuk merrnin masa për të rritur furnizimet nga rezervat.

    Megjithatë, deri në publikimin e deklaratës së Trump, asnjë qeveri evropiane apo institucion i Bashkimit Evropian nuk e ka konfirmuar marrëveshjen për nxjerrjen e një sasie të madhe nafte nga rezervat strategjike.

    Bashkimi Europian kishte reaguar më herët ndaj kërcënimit amerikan për kufizimin e eksporteve, duke deklaruar se e “refuzon plotësisht” një masë të tillë. Situata mbetet e lidhur ngushtë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe me trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!