Këngëtarja Shkurte Gashi ka dhënë një intervistë, ku u shfaq me burrin e saj, Albert Limanin si dhe fëmijët. Ajo rrëfeu mbi të qenit nënë, marrëdhënien me Albertin, shoqërinë me Shyhrete Behlulin, dhe jo vetëm.
Gashi zbuloi edhe një keqkuptim që i ka ndodhur me Flori Mumajesin.
“Ai njeri le që më po më mungon mu, po besoj po i mungon krejt Shqiptarisë. Besoj se ai është lodh dhe ka nevojë me pushu, uroj shumë shpejt rikthimin e tij. Pse jo të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, unë kam shumë projekte te Flori. Nuk kam pas kontakt prej ditëlindjes së Brunos, nuk jemi taku më, nuk ka ndonjë arsye të madhe. Unë nuk jam lajmëru për një rast familje që ai ka pas, unë nuk e kom ditë dhe të betohem që nuk e kam ditë. Unë nuk e kam telefonu, ka pasur hatërmbetje nga ana e tij. Uroj që me qenë mirë, na mungon ai, muzika e tij. Ka lënë gjurmë shumë të mëdha në skenën shqiptare”, ka deklaruar Gashi për Prive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.