Tingëllon si e çuditshme, por është e vërtetë. Djali i Antonina Mikhailovna, Konstantini është “ringjallur” vetëm pak ditë pasi u shpall si i vdekur.
Lajmi vjen nga mediat ruse, që zbulojnë se Konstantini u rikthye në shtëpi, duke i befasuar të gjithë. Trupi i Konstantinit u konstatua si i vdekur nga mamaja e tij. Por katër muaj më vonë, 62 vjeçarja, Mikhailovna pohoi se dëgjoi të trokitura në derë, teksa kur e hapi pa djalin e saj.
Menjëherë pas kësaj skene, gruaja u shemb në tokë pa ndjenja. Mikhailovna kishte raportuar se Konstanti, 43 vjeç, ka vdekur që prej muajit mars. Ndërkohë, vendimin për tu “zhdukur”, Konstantini e ka cilësuar si një reflektim për jetën.
“Po mendoja për kuptimin e jetës dhe atë që dua të bëj me veten time,”-i tha ai policisë.
Por, problemet e Konstantin me policinë nuk mbarojnë këtu. Tashmë ai është shpallur zyrtarisht si i vdekur dhe do të jetë e vështirë që të fshihet nga lista e popullsisë ruse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.