WhatsApp po zhvillon një veçori të re për chatbotin e tij Meta AI.

Kjo veçori do të lejojë që AI të kujtojë detaje nga bisedat e kaluara, duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të personalizuar.

Bëhet e ditur se Meta AI do të jetë në gjendje të kujtojë një sërë detajesh personale, duke përfshirë preferenca të ndryshme, ditëlindje, interesat personaleetj.

Reklamë

Duke ruajtur këto informacione, Meta AI mund të ofrojë rekomandime, këshilla ose përgjigje që përputhen më shumë me preferencat dhe stilin e jetës së përdoruesit.

Për shembull, nëse përdoruesi kërkon rekomandime ushqimore, Meta AI do të shmangë sugjerimin e pjatave që përdoruesi ka treguar më parë se nuk i pëlqejnë.