×
  • Sport
  • Sport

    Vëzhguesi i UEFA-s tregon se kur do të vendoset për lojën Rumani-Kosovë

    Reporteri
    18 Nëntor 2024 | 15:20

    Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u ndërpre shkaku i tërheqjes së ekipit kosovar pas thirrjeve raciste që i bënë tifozët rumunë.

    Vëzhguesi teknik i UEFA-s në Euro 2024 e ka treguar periudhën se kur mund të vendos UEFA për këtë rast, shkruan mediumi rumun “Pro TV”.

    Sipas tij, verdikti përfundimtar do të vijë deri në shortin e eliminatoreve të Botërorit 2026, i cili do të hidhet më 13 dhjetor.

    I pyetur nëse UEFA mund të vendos që loja të mbyllet me rezultatin momental që ishte, pra 0:0, ai e kundërshtoi një mundësi të tillë.

    Kosova dhe Rumania janë duke kërkuar fitore me rezultat zyrtar, 3:0, ndërsa fjalën e fundit do ta japë UEFA.

    Ish-futbollisti rumun beson se UEFA do t’i analizojë tërësisht ngjarjet gjatë ndeshjes, duke kërkuar sekuenca dhe video shtesë.

    Aktualisht, Kosova i ka 9 pikë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, tri më pak se liderja, Rumania, përcjell Express.

    Dardanët do të përballen sonte me Lituaninë në ndeshjen e fundit të grupit, ndërsa këtë të premte mund ta mësojë emrin e kundërshtarit të “play-offit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!