Kreu i Policisë Metropolitane të Londrës u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë akuza të reja kundër Russell Brandt që të paraqiten pas dënimit të ish-komedianit për përdhunim.

Komisioneri Mark Rowley deklaroi se nuk do të habitej nëse do të dilnin viktima të tjera pas vendimit kundër Brand, i cili të enjten u shpall fajtor edhe për sulm seksual, raporton The Guardian.

Gjatë gjyqit, Brand (51) u përshkrua si një grabitqar seksual mizor, llogaritës dhe manipulues. Ai u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje në shtëpinë e tij në Londër, si dhe për sulm seksual ndaj tre grave të tjera në vendet e tyre të punës – konkretisht, në një stacion radiofonik dhe në një studio televizive.

Reklamë

Policia po heton tashmë dy akuza të tjera për përdhunim kundër tij dhe dosjet e çështjeve i janë dorëzuar Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS).