UEFA ka njoftuar se shorti për plejofin e Ligës së Kombeve do të tërhiqet të premten, më 22 nëntor.
Deri atëherë do të mësohet edhe vendimi final për ndeshjen me plot tensione e të ndërprerë ndaj Rumanisë në Bukuresht.
Ndeshja në mes të Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në kohë shtesë kur rezultati ishte 0:0.
Ndërprerjes i priu një duel që kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e pati me sulmuesin Denis Alibec.
Në tribuna u dëgjuan thirrjet “Serbia, Serbia” që u vlerësua e papranueshme për “Dardanët”.
Rrahmani tërhoqi ekipin brenda në dhomat e zhveshjes dhe lojtarët nuk u kthyen për ta vazhduar ndeshjen.
Gjyqtari kryesor, danezi Morten Krogh, doli në fushë më shumë se një orë pas ndërprerjes.
Në fushë ishin edhe lojtarët rumunë dhe Krogh dha shenjë për fundin e takimit.
Fituesja e grupit avancon në Ligën B, ndërsa përfaqësuesja e dytë, që me shumë gjasë do të jetë Kosova, luan në plejof.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.