×
  • Sport
  • Sport

    Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë

    Reporteri
    18 Nëntor 2024 | 23:46
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Lituanisë.

    Në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve fitoi me rezultat 1:0.

    Hovenier në rrjetin ‘X” ka publikuar një fotografi me rezultatin e ndeshjes Kosovë-Lituani.

    “Dardanët” në “Fadil Vokrri” triumfuan minimalisht me rezultat 1:0, me golin e Muharrem Jasharit.

    Ky i fundit u ndëshkua me të kuq në fundin e pjesës së parë, duke lënë skuadrën me një futbollist më pak.

    Por, pavarësisht kësaj skuadra e drejtuar nga Franco Foda, luftoi në maksimum në fushë dhe mori pikët e plota.

    Kosova e mbyll garën në Ligën e Kombeve me katër fitore, 12 pikë.

    Kombëtarja është në pritje të UEFA-s, gjegjësisht vendimit të saj për ndeshjen ndaj Rumanisë.

    Si shkak i thirrjeve raciste, futbollistët lëshuan fushën.

    Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i këtij vendimi.

    Ndërkaq, ndeshjet e playoffit do të luhen në muajin mars të 2025-tës.

    Kundërshtarin e tyre “Dardanët” do ta mësojnë më 22 nëntor.

    Në rast të fitores atëherë Kosova do të kalojë në Ligën B të kësaj gare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!