×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja vendimtare me Ukrainën, publikohet lista e “11 shqiponjave”

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 20:38

    Vetëm pak minuta përpara nisjes së ndeshjes së fundit në grupin e Nations League, është publikuar dhe formacioni që ka zgjedhur trajneri Sylvinho në përballjen me Ukrainën.

    Braziliani ka zgjedhur edhe njëherë Strakoshën në portë. Në mbrojtje nuk ka asnjë ndryshim nga ndeshja me Çekinë, ku janë rreshtuar, Balliu, Ajeti, Mitaj dhe Ismajli.

    Mesfusha do t’iu besohet këmbëve të Laçit, Ramadanit dhe Asllanit.

    Teksa sipas vendosjes në fushë duket sikur trajneri do të kërkojë një fitore në këtë takim pas sulmi iu është besuar Muçit, Asanit që ia doli të jetë gati për këtë takim dhe Dakut të rikthyer nga pezullimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!