Ngjarja e së premtes së 15 nëntorit mes Rumanisë dhe Kosovës ende nuk po harrohet nga rumunët.
Atë ditë, lojtarët e Kosovës e lanë lojës dy minuta para përfundimit, pas thirrjeve “Serbi, Serbi” nga tribunat e “Arena Nationala”, shkruan Express.
UEFA gjatë ditës së djeshme ka vendosur që fitoren me rezultat zyrtare t’ia dhurojë Rumanisë, teksa edhe e dënoi me mbi 150 mijë euro.
Kosova u dënua me 6 mijë euro, përshkak të sjelljeve të lojtarëve në fushën e lojës.
Për këtë ndeshje, ka folur edhe legjenda e futbollit rumun, Rica Raducanu.
Ai ka thënë se nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte në kohën e tij, ai dhe bashkëlojtarët e tij do të përdornin masa tjera.
“Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën tonë, në do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes. Luaj futboll nëse je i mirë, kaq! Ata erdhën me planin për ta lënë lojën, por nuk ia dolën”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.