Së paku 50 njerëz u vranë të enjten nga një sulm ajror dhe nga shpërthimi i një makine bombë në Afganistan.
Incidentet e fundit vijnë pas kolapsimit të negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, dhe pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.
Zyrtarët thanë se së paku 30 civilë janë vrarë në një sulm ajror të kryer nga forcat afgane të sigurisë, me mbështetjen e SHBA-së, në lindje të Afganistanit.
Sulmi ajror thuhet se ka pasur në shënjestër një strehë të grupit militant Shteti Islamik, porse gabimisht ka goditur fermerët në një fushë në provincën Nangarhar, përcjell rel.
Talibanët, ndërkaq, morën përgjegjësinë për një sulm me makinë bombë në provincën Zabul, ku mbetën të vrarë së paku 20 vetë dhe u plagosën afro 100.
Këtë javë, talibanët kryen edhe dy sulme të tjera të mëdha, në Kabul dhe Çarikar, duke lënë së paku 46 njerëz të vrarë.
Sher Mohammad Abbas Stanikzai, kryenegociator i talibanëve, tha të mërkurën se “dyert janë të hapura” për rinisjen e bisedimeve me SHBA-në, për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.