×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi mëson kundërshtarët e mundshëm për ”Kupa Interkontinentale”, finalja me 18 dhjetor

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 9:39

    Skuadra Braziliane, Botafogo Rj, është shpallur kampion i Copa Libertadores.

    Në finale, Botafogo mposhti skuadrën tjetër braziliane, Atletico Minieiro, me rezultat 3-1.

    Tashmë ata do të kenë mundësinë të luajnë në Kupën Interkontinentale të FIFA-s, ku merr pjesë edhe Real Madridi.

    ”Mbretërit” si kampion i Champions League, janë direkt në finale, ndërsa tahsmë janë në pritje rë kundërshtarit.

    Botafogo do të përballet me çerekfinale me skuadrën meksikane, Pachuca, ndeshje e cila zhvillohet me 11 dhjetor.

    Fituesi i kësaj ndeshje, në gjysmëfinale përballet me skuadrën egjiptiane, Al Ahly, e pastaj do të mësohet skuadra finaliste e cila do të luaj ndaj Real Madridit.

    Finalja e madhe zhvillohet me 18 dhjetor në Doha, kryeqyteti i Katarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!